TIRANË, 11 nëntor – Policia e Shtetit ka evidentuar dhe goditur në tentativë kultivimi 132 mijë fidanë kanabisi gjatë vitit 2026, gati tetë herë më shumë se një vit më parë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se në vitin 2025 ishin evidentuar 17,447 fidanë.
Sipas bilancit të paraqitur nga Hita, 165 persona janë arrestuar, ndaluar ose proceduar penalisht për kultivim të dyshuar.
Procedime janë nisur edhe ndaj 89 kryetarëve fshatrash dhe punonjësve të shërbimeve publike, për shpërdorim detyre ose moskallëzim krimi. Policia ka evidentuar gjithashtu 17 raste kultivimi në ambiente të mbyllura.
Operacionet janë mbështetur nga Guardia di Finanza italiane, me kontrolle ajrore dhe përdorimin e dronëve.