TIRANË, 16 nëntor 2026 – Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për pjesën e të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë.
Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në vitin 2025 një e pesta e shqiptarëve me të ardhurat më të ulëta përfitoi 3.6% të totalit të të ardhurave të disponueshme.
Në Kosovë, kjo përqindje ishte 6.6%. Në vendet e tjera të rajonit ajo luhatej nga 4% në 4.4%.