TIRANË, 10 nëntor – Kompania gjermane Nordex do të furnizojë dhe instalojë 12 turbina me erë në Spille, në një kontratë me kompaninë austriake VERBUND Green Power.
Turbina do të kenë kapacitet të përgjithshëm 84 megavatë. Projekti përfshin gjithashtu një marrëveshje 15-vjeçare për mirëmbajtjen e tyre.
Prodhimi i energjisë elektrike pritet të nisë në pranverën e vitit 2028. Vlera e kontratës nuk është bërë publike.