17.11.2026
Rajoni

Kosova tërheq një seri qumështi VITA pas zbulimit të aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit kërkon kthimin e një serie të caktuar qumështi 3.2% në kuti 1-litërshe; produktet e tjera nuk përfshihen.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë urdhëroi heqjen nga shitja të një serie qumështi VITA, pasi analizat zbuluan aflatoksinë M1 mbi kufirin e lejuar.

Paralajmërimi vlen vetëm për qumështin UHT VITA me 3.2 për qind yndyrë, në kuti njëlitërshe, të prodhuar më 18 korrik 2026 dhe me afat përdorimi deri më 18 janar 2027.

Analizat u kryen në Kosovë dhe Austri. Agjencia u kërkoi qytetarëve që e kanë blerë këtë seri të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në dyqan. Produktet e tjera të kompanisë nuk përfshihen në njoftimin e tërheqjes.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.