17.11.2026
Politike

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së

Edi Rama merr pjesë në Forumin e Zgjerimit në Bruksel dhe pritet të flasë për reformat, investimet dhe rritjen ekonomike.

BRUKSEL, 16 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Forumin e dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel me temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Forumi do të trajtojë përparimin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar e më rezistent.

Rama pritet t’i drejtohet panelit “Ta bëjmë zgjerimin të japë rezultate: reformat, investimet dhe rritja ekonomike”.

Gjatë vizitës janë parashikuar edhe takime me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.