17.11.2026
Ekonomi

Tatimet rimbursojnë 1,430 individë me 217 mijë euro

Administrata Tatimore ka kthyer rreth 217 mijë euro te 1,430 individë që kishin paguar më shumë tatim mbi të ardhurat e vitit 2025.

TIRANË, 16 nëntor 2026 – Administrata Tatimore ka rimbursuar 1,430 individë për tatimin e mbipaguar mbi të ardhurat e vitit 2025.

Vlera e përgjithshme e rimbursimeve arrin në rreth 217 mijë euro. Mes përfituesve janë edhe prindër me fëmijë nën 18 vjeç, që përfitojnë nga lehtësitë e reja fiskale.

Tatimet njoftojnë se procesi vijon për qytetarët që kanë dorëzuar deklaratën DIVA 2025 dhe rezultojnë me tatim të mbipaguar.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.