Ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon qytetarët shqiptarë për procesin zgjedhor të 11 majit dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar partneritetin dypalësh.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada theksoi se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, duke vlerësuar procesin zgjedhor si një hap të rëndësishëm demokratik.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruhet në deklaratë.
Zgjedhjet e 11 majit sollën fitoren e Partisë Socialiste me 83 mandate, duke siguruar kështu mandatin e katërt radhazi për qeverisje.