19.09.2026
Sociale

Finalizohet operacioni “Puzzle”, 10 të arrestuar për trafik armësh

Policia e Tiranës ka përmbyllur me sukses operacionin “Puzzle”, që çoi në arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e armëve, municioneve, automjeteve dhe farave të kanabisit.

Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin “Puzzle”.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

  • 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra me silenciator dhe 2 automatikë)
  • 2077 fara cannabisi
  • Municion dhe krehra luftarakë
  • 3 automjete
  • 8 celularë

Janë identifikuar 12 persona të dyshuar për trafik armësh, kryesisht nga Kosova drejt Tiranës. Nga këta, 10 u arrestuan dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve, K. F., u zbuluan dhe sekuestruan farat e kanabisit.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale, si dhe për të kapur personat ende në kërkim. Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e Kosovës për këtë qëllim.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.