19.09.2026
Politike

Meta: Partia e Lirisë do garojë më vete në zgjedhjet lokale

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se forca e tij politike do të garojë me siglën e vet në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ilir Meta konfirmoi se Partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore me emrin dhe logon e saj, veçanërisht në garën për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin.

“Tani që fatmirësisht PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite, në zgjedhjet e ardhshme Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta në një intervistë televizive.

Ai shtoi se partia do të nisë analizën e zgjedhjeve që në fillim të javës së ardhshme.

Kjo është deklarata e parë që tregon qartë pozicionimin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e parakohshme vendore që pritet të zhvillohen në 5 bashki, apo për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2027.

Meta nuk u bë pjesë e Parlamentit pas 11 majit, ndonëse u përfshi në listën e PD në Tiranë, me mbështetjen e Sali Berishës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.