Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se nuk po përdor Partinë Demokratike për të shmangur drejtësinë, por po mbron, sipas tij, votën e lirë të shqiptarëve.

Ish-kryeministri shqiptar dhe udhëheqës i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi të premten se nuk po e përdor partinë si mburojë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke theksuar se misioni i tij është të mbrojë votën e lirë të qytetarëve.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët nëse PD po shërben si një instrument personal për të shmangur akuzat ligjore që po përballet. “Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu?”, u përgjigj Berisha.
Ai akuzoi mazhorancën socialiste për kapje të shtetit dhe për bashkëpunim me grupe kriminale. “Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë një me shtetin, nga një propagandë antidemokratike,” deklaroi ai.
Berisha është po hetohet nga SPAK për çështje korrupsioni dhe shpërdorimi detyre gjatë periudhës së qeverisjes së tij. Ai ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se çështja ndaj tij është politike.