
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish-bashkëshortes së tij, Albina Mançka.
Vendimi u mor nga gjyqtari Dhimitër Lara, i cili konfirmoi sekuestron për një apartament në zonën e Shallvareve, si dhe dy llogari bankare në emër të Ahmetajt, përkatësisht me shumat 8.620 euro dhe 115.692 euro.
Në prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankesën e Ahmetajt, duke konstatuar shkelje procedurale dhe cenim të të drejtës së pronës. Çështja u rikthye për shqyrtim në Apelin e Posaçëm.
Ahmetaj është në kërkim nga SPAK që prej vitit 2023. Ai përballet me akuza për mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.