19.09.2026
Sociale

Ligj i ri për ndërtesat, synohet zero emetime deri në 2050

Pikat kryesore:

  • Kuvendi shqyrton sot projektligjin për eficiencën energjetike në ndërtesa
  • Nisma synon reduktimin e emetimeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë
  • Ligji parashikon rinovimin e 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050
  • Objektivat janë pjesë e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën

Tiranë, 14 qershor – Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për të diskutuar dhe votuar projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”, i cili synon përmirësimin e eficiencës energjetike dhe uljen e emetimeve të gazeve serrë në sektorin e ndërtimit.

Projektligji, i miratuar më herët në komisionet parlamentare, është pjesë e objektivave të Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050 dhe përafron legjislacionin me direktivat e BE-së.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, deklaroi se ligji do të zbatohet për ndërtesat e reja dhe ato ekzistuese, nga faza e projektimit deri në shfrytëzim. Ai përfshin gjithashtu ndërhyrje të thella në ndërtesat publike, me planin për rinovimin e rreth 8200 godinave me një sipërfaqe prej 5.5 milionë m².

Sipas parashikimeve, çdo vit do të rinovohet 3% e sipërfaqes së ndërtesave publike në pronësi të qeverisë qendrore dhe 2% e atyre në nivel vendor.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.