
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i dënuar me një vit burg për mosdeklarim të pasurisë. Masa e dënimit është pezulluar dhe do të zbatohet me dy vjet shërbim prove.
Gjykata konfirmoi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, i padeklaruar nga Tushe, në përputhje me vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO.
Trupi gjykues i Apelit përbëhej nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.