19.09.2026
Politike

Malltezi kërkon sërish lirim nga arresti në shtëpi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i pandehur në çështjen “Partizani”, ka paraqitur një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, në të cilën ndodhet që prej nëntorit 2023.

Kërkesa do të shqyrtohet të enjten në orën 11:00 nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Më parë, kërkesa për liri e Malltezit është rrëzuar disa herë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.