19.09.2026
Bota

SHBA përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë këtë fundjavë

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, që mund të realizohet gjatë fundjavës, raportoi “Bloomberg” duke cituar burime të administratës amerikane. Situata po ndryshon me shpejtësi dhe vendimi mbetet i hapur.

Zhvillimi vjen mes përshkallëzimit të konfliktit Izrael–Iran dhe lëvizjeve logjistike të Uashingtonit për të vendosur infrastrukturën ushtarake të nevojshme në Lindjen e Mesme. Burime të mbrojtjes amerikane thonë se kapacitetet janë afër gatishmërisë së plotë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten në një takim urgjent mbi situatën në Iran, me kërkesë të Teheranit dhe mbështetje nga Kina, Rusia dhe Pakistani.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje se Irani humbi një mundësi për marrëveshje bërthamore me SHBA-në. “Ata duhet ta kishin bërë. Vendosën të mos e bënin,” tha ai.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.