
Ado Xhika (alias Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Të tre akuzohen nga GJKKO për përfshirje në organizata kriminale, planifikim vrasjesh dhe mbështetje për persona në kërkim. Policia thotë se operacioni është rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Emirateve.