19.09.2026
Politike

Parlamenti Europian hap zyrë në Tiranë

Ministri i Shtetit Taulant Balla njoftoi sot nga Strasburgu se Parlamenti Europian do të hapë këtë vit një zyrë në Tiranë, e para e këtij niveli në rajon.

Sipas Ballës, përzgjedhja e Tiranës është sinjal politik i qartë për afërsinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zyra do të shërbejë si nyje bashkëpunimi dhe dialogu midis institucioneve evropiane dhe shqiptare.

“Hapja e kësaj zyre është një akt konkret i mbështetjes për Shqipërinë,” tha Balla, duke shtuar se objektivi është mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.