19.09.2026
Politike

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në Strasburg

Shqipëria u vlerësua pozitivisht për progresin në integrimin evropian gjatë mbledhjes së 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, të mbajtur sot në Strasburg.

Në deklaratën përmbyllëse u theksua angazhimi i qëndrueshëm i vendit ndaj reformave dhe përputhshmëria e plotë me politikën e jashtme të BE-së.

Komiteti përshëndeti përparimin e Shqipërisë si vendi i parë që negocion me metodologjinë e re të zgjerimit dhe theksoi rolin e Kuvendit në zbatimin e reformave kyçe.

Mbledhja u bashkëkryesua nga Marco Tarquinio dhe Toni Gogu. Takimi i radhës do të mbahet në Tiranë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.