
Ministri i Jashtëm Igli Hasani garantoi se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës kundër kërcënimeve të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe Iranin, dhe përmendi pozicionin e saj si anëtare e barabartë në NATO.
Duke iu përgjigjur analistit Baton Haxhiu që e pyeti për përgatitjen e Shqipërisë ndaj krizave si ato në Lindjen e Mesme apo Ukrainë, Hasani theksoi: “Ne jemi me Kosovën kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Kosova është prioritet kombëtar”.
Hasani kundërshtoi zërat që favorizojnë Iranin, duke akuzuar disa individë në Tiranë për mbështetje ndaj “xhihadistëve dhe fondamentalistëve”. Ai theksoi se angazhimi për Kosovën do të mbetet i fortë tek aleatët ndërkombëtarë, në kornizën e NATO-s dhe BE-së.