19.09.2026
Politike

Berisha: “Diaspora votoi, por procesi u manipulua”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot shtetin për manipulim të zgjedhjeve në diasporë, të cilat cilësoi si një “krim kushtetues elektoral”.

Ai tha se mbi 340,000 shqiptarë në diasporë u bënë pjesë e procesit, por vota e tyre u “shtetëzua dhe manipuluar” me metoda korruptive të paprecedentë.

Berisha kërkoi mobilizim të diasporës dhe qytetarëve për të luftuar “narkodiktaturën në Shqipëri” dhe për “rikthimin e votës së lirë”. Ai njoftoi publikimin e videove si “dëshmi të manipulimit” dhe tha se do të nisë protesta “në Shqipëri dhe jashtë” për të dokumentuar farsën dhe rikthyer të drejtën e votës.

Ai nënvizoi se opozita nuk mund të jetë e besueshme pa rikthimin e votës së lirë dhe ftoi qytetarët të mobilizohen për të “ndëshkuar krimin monstruoz” elektoral.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.