
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se zgjedhjet në Shqipëri ishin farsë, me shkelje sistematike të kritereve të Kopenhagës dhe ndërhyrje nga krimi i organizuar.
Ajo përmendi keqpërdorimin e fondeve publike, kontrollin e medias, presionin ndaj kandidatëve dhe përdorimin e patronazhistëve e grupeve kriminale për manipulim votash.
Vokshi kërkoi dërgimin e një misioni verifikues në Shqipëri për të hetuar procesin zgjedhor.