
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi të hënën se ka hyrë në fuqi një armëpushim i plotë mes Izraelit dhe Iranit, pas më shumë se një jave përshkallëzimi të dhunshëm mes dy vendeve.
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Sipas njoftimit të mbrëmshëm, marrëveshja për ndalimin e luftimeve parashikonte të hynte në fuqi brenda gjashtë orësh, pasi të dyja palët të përfundonin misionet ushtarake në zhvillim.
Megjithatë, disa orë pas deklaratës së parë, Izraeli u godit nga valë të shumta raketash iraniane. Alarme të vazhdueshme për sulme ajrore u dëgjuan në Beer Sheva dhe qytete të tjera, ku raportohen të paktën katër viktima.
Situata mbetet e brishtë, teksa palëve u është bërë thirrjeë respektojnë marrëveshjen dhe të shmangin përshkallëzime të mëtejshme.