19.09.2026
Sociale

Matura Shtetërore 2025 mbyllet sot me provimin me zgjedhje

Cikli i Maturës Shtetërore 2025 përmbyllet sot me provimin e lëndës me zgjedhje, pas tre testimeve të mëparshme në Gjuhë të Huaj, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë.

Maturantët u testuan në një nga lëndët përkatëse sipas profilit shkollor, përfshirë Shkencat e Natyrës, Shkencat Shoqërore, Ekonominë dhe Artet. Testimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta.

Rreth 640 mësues janë angazhuar për vlerësimin, ndërsa procesi u mbikëqyr nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Ministria e Arsimit ofroi teste të personalizuara për nxënësit me aftësi ndryshe.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.