
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur verifikime ndaj 100 individëve apo subjekteve për të ardhura të padeklaruara që vijnë nga aktiviteti në rrjetet sociale dhe platformat online. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet për një total prej 33 milionë eurosh të ardhura të pashpallura.
Burimi i këtyre të ardhurave përfshin platformat Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Hetimet po kryhen nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, në kuadër të përforcimit të kontrollit mbi të ardhurat online.
Administrata Tatimore i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore përmes vetëdeklarimit në formularin DIVA 2024, për të shmangur penalitete dhe hetime të thelluara.
“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim,” thuhet në deklaratën zyrtare.