19.09.2026
Bota

Sulme në Gaza, të paktën 15 të vrarë – mes tyre edhe civilë

 Të paktën 15 persona u vranë këtë mëngjes pas sulmeve të forcave izraelite në Gaza, tre prej të cilëve po prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare në pikat e shpërndarjes, raporton ”Al Jazeera”.

Njëri prej tyre – sipas burimeve në spitalin ”Nasser” – u vra nga një dron ushtarak izraelit në një sulm pranë spitalit fushor jordanez në perëndim të Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

”Dje, nga pala izraelite u vranë shtatë ushtarë izraelitë gjatë një atentati”, njoftoi sot ushtria e shtetit hebre.

Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Inxhinierisë së Luftimit, i cili është përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.