
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se SPAK ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa dhe zyra në kuadër të hetimeve për krimet zgjedhore të 11 majit. Gjatë aktivitetit “Përtej monitorimit”, ai bëri të ditur se janë sekuestruar dokumente dhe prova që pritet të jenë të rëndësishme për hetimin.
Dumani njoftoi se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontroll në ambiente të ndryshme, ndërsa theksoi se shumë nga kallëzimet e partive politike kanë qenë të paplota.
Ai kërkoi më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje për denoncimet, përmes fushatave informuese dhe forcimit të garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve.