
Punimet në të tre lotet e rrugës Qukës – Qafë Plloçë po avancojnë me ritme të mira, me objektivin për përfundim të plotë deri në fillim të vjeshtës, bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama.
Rruga, me gjatësi 43.4 kilometra, pritet të shkurtojë me rreth 30 minuta kohën e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë dhe të lehtësojë ndërlidhjen për komunitetet përreth.
Rama publikoi pamje nga kantieret dhe theksoi rëndësinë e këtij segmenti për zhvillimin ekonomik dhe potencialin turistik të zonës së Mokrës, përmes së cilës kalojnë 10 km të rrugës përgjatë lumit Shkumbin.