
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se tregu i punës ka shënuar përmirësim në tremujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar efektet pozitive të rritjes ekonomike dhe politikave aktive të punësimit.
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Gonxhja tha se shkalla e punësimit për grupmoshën 15–64 vjeç arriti në 69.5%, me një rritje prej 1.2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të 2024. Ndërkohë, shkalla e papunësisë për moshën 15+ ra në 8.7%, me një ulje të lehtë prej 0.1 pikë përqindje.
Sipas ministrit, këto shifra e bëjnë Shqipërinë të krahasueshme me vendet e BE-së, duke dalë më mirë se Greqia dhe Spanja.