19.09.2026
Politike

Shkup: BE dhe Ballkani Perëndimor nisin sot takimin për Planin 6 mld euro

Sot dhe nesër në Shkup mbahet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus në zbatimin e Planit për Rritje me vlerë 6 miliardë euro.

Takimi nis në orën 09:30 me mbërritjen zyrtare të liderëve të rajonit, ndërsa në orën 10:00 hapet paneli i parë, ku do të flasin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Plani për Rritje, i miratuar nga Komisioni Evropian në nëntor 2023, synon përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe institucional të vendeve të Ballkanit në BE dhe përfshin reforma të thella dhe mbështetje financiare.

Maqedonia e Veriut përfiton 750 milionë euro nga ky plan, i cili bazohet në katër shtylla: integrim me tregun e BE-së, bashkëpunim rajonal, reforma themelore dhe asistencë financiare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.