
Nga Zenel Çeliku
Serbia po përballet me një moment të rëndësishëm politik, ku marrëdhëniet mes qeverisë dhe protestuesve janë thellësisht të tensionuara. Gjatë ditëve të fundit ka pasur masa të forta policore në disa qytete të Serbisë. Më 2–3 korrik, forcat e rendit në Beograd, Novi Sad e Novi Pazar kanë arrestuar rreth 87 protestues në aksione për të shpërndarë bllokadat rrugore kundër qeverisë
Këshilltari për të drejtën e njeriut i Këshillit të Europës, Michael O’Flaherty, ka kritikuar reagimin e autoriteteve si abuziv, duke përmendur përdorimin e forcës dhe arrestimet arbitrare për të ndaluar tubimet paqësore. Qindra studentë po marrin pjesë në bllokada rrugësh në Beograd për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lirimin e protestuesve të arrestuar .
Kërkesat e protestuesve janë krejt normale. Protestuesit, studentë, arsimtarë, punëtorë e fermerë, kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke cilësuar qeverinë si ilegjtimite pas 12 vjet qeverisje. Protestuesit kërkojnë llogari-dhënie për tragjedinë në Novi Sad pas rrëzimit të mbulesës së stacionit të trenit në nëntor 2024 që shkaktoi 16 viktima. Për këtë ngjerje dhe pasoj me 16 viktima, protestuesit akuzojnë kastën qeverisëse për korrupsion dhe keqmenaxhim . Menjëherë vjen reagimi qeveritar,Presidenti Vuçiç i cilëson protestuesit si terroristë që synojnë rrëzimin e shtetit, ndërsa policia përgjigjet me forcë duke përdorur gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime masive ndaj protestuesve. Qeveria këmbëngul që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur në mbrojtje të institucioneve dhe politikanëve pro-qeveritarë.
Në këto rrethana, protestat bashkuan rreth 140,000 njerëz në Beograd, duke shkaktuar përleshje me policinë dhe bllokime të mëdha rrugore. Më 3 korrik, policia ka bërë bastisje për të hequr bllokadat, duke bërë arrestime të frikshme por ndërkohë disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë dënuar arrestimet të cilat i ngjasojnë atyre në vitet 1960 në Serbinë komuniste.Edhe një ditë më parë, reagimi i forcave të policisë ndaj protestave ka vazhduar, përfshirë dhunë ndaj protestuesve, me të paktën, katër të plagosur dhe një person me klavikul të thyer.
Para ngjarjeve të tilla natyrshëm lind pyetje ; Si do të shkojnë situatat politiko – civile – shoqërore në Serbi ???
Protestat kanë bashkuar një shumicë të madhe qytetare, që ndjehet e lënë jashtë vendimmarrjes ndaj një administrate e cila është e akuzuar prej disa muajsh si e korruptuar. Përdorimi masiv i forcës mund të çojë në radikalizim dhe përshkallëzim të konfliktit, duke e ndërlikuar situatën politike në Serbi. Partia e Vuçiçit ushtron kontroll të plotë në parlament dhe në institucione. Por dilemma më e madh e cila mundet të qetësoi situatën është, nëse do të pranohen ose jo zgjedhje parlamentare të parakohshme. Trysnia ndërkombëtarë po rritet dita – ditës, kritika nga Këshilli i Europës, Amnesty International dhe Civil Rights Defenders, ripohojnë presionin mbi qeverinë për t’i dhënë fund dhunës dhe arrestimeve të padrejta.
Edhe dje, Serbia është përfshirë nga tensione të larta politike, protestuesit vijojnë bllokadat nëpër rrugët e Beogradit dhe kërkesat për zgjedhje parlamentare të parakohshme, ndërsa qeveria i kundërpërgjigjet me forcë dhe refuzon dialogun. Dhuna e fundit ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe rrezikon të çojë Serbinë në një krizë më të thellë. Vuçiç dhe partia e tij me pa tjetër duhet të ulen të dialogojnë me protestuesit e të pranojnë kërkesat legjitime të protestuesve për zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe për të vënë para përgjegjësisë autoritetet përgjegjëse të asaj tragjedie. Kështu, perfshirë edhe zgjidhjen e çështjes me Kosovën, pastaj Serbia duhet të marrë rrugetimin e saj drejt BE-së.