19.09.2026
Politike

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Erion Veliajn

TIRANË, 8 korrik – Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi u mor sot në dhomë këshillimi, duke konfirmuar qëndrimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe ndodhet në hetim për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Në të njëjtën dosje, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është marrë e pandehur dhe ndodhet nën masën “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata kanë sekuestruar së fundmi edhe një pronë të çiftit në zonën e Kodrës së Diellit. Procesi vijon me hetime të zgjeruara mbi pasuritë dhe aktivitetin financiar të Veliajt.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.