19.09.2026
Politike

Spiropali në Sofje: Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë

Sofje, 10 korrik — Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari me ftesë të Kryetares së Parlamentit, Nataliya Kiselova. Ajo u takua të mërkurën me Kryeministrin Rossen Jeliazkov.

“Bullgaria ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e vendosur e integrimit të Shqipërisë në BE,” deklaroi Spiropali. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërtimit të Korridorit VIII si projekt strategjik për të dy vendet.

Kryeministri Jeliazkov rikonfirmoi mbështetjen e Sofjes për Shqipërinë dhe vlerësoi angazhimin e saj për stabilitetin rajonal. Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me Presidentin Rumen Radev dhe Kryeparlamentaren Kiselova.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.