
Beograd, 11 korrik 2025 – Tabloide pro-qeveritare në Serbi kanë publikuar sot lajme të rreme duke pretenduar se Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se “serbët kryen gjenocid në Srebrenicë”. Artikujt e fabrikuar, të shpërndarë nga media si Informer, Ve?ernje Novosti, B92, Pink, Alo dhe Kurir, bazohen në mënyrë të pasaktë në një postim të saj në platformën X.
Në deklaratën e saj, Kos nuk përmend Serbinë apo popullin serb, por flet për gjenocidin në Srebrenicë si një plagë e thellë në historinë evropiane dhe bën thirrje për kujtesë, refuzim të urrejtjes dhe glorifikimit të krimeve të luftës.
“Duhet t’i themi jo përçarjes, jo urrejtjes dhe jo krimeve. Duhet të shohim përpara, së bashku,” tha ajo.