
Tiranë, 12 korrik 2025 – Shqipëria dhe Kosova kanë hartuar një Plan të Bashkëpunimit Strategjik për periudhën 2025–2028, përmes një takimi të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Takimi, i mbajtur në Tiranë, konfirmoi thellimin e partneritetit ushtarak mes dy vendeve dhe synimin për të përforcuar sigurinë në rajon. Shqipëria riafirmoi mbështetjen për Kosovën në fushat e trajnimit, arsimimit ushtarak dhe ndërtimit të kapaciteteve.
FSK u vlerësua për progresin në modernizim dhe profesionalizim. Palët theksuan se aleanca ushtarake mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.