19.09.2026
Sociale

Lëvizje në radhët e policisë

Tiranë, 12 korrik 2025 – Policia e Shtetit ka ndërmarrë një seri rotacionesh dhe emërimesh të reja në nivelet drejtuese të strukturave vendore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe dinamizimin e menaxhimit në territor.

Në Tiranë janë emëruar drejtues të rinj në disa prej komisariateve kryesore, përfshirë ato në zonat nr. 1, 2, 4, 5 dhe 7. Lëvizje të ngjashme janë bërë edhe në drejtoritë vendore të Kukësit dhe Shkodrës, duke përfshirë rotacionin e drejtuesve të rendit dhe komisariateve përkatëse.

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit e konsiderojnë këtë proces pjesë të ristrukturimit të brendshëm për të forcuar reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe për të përmirësuar performancën në terren.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.