19.09.2026
Ekonomi

Shqipëria, vend me të ardhura të mesme-të larta në raportin e Bankës Botërore

Shqipëria është klasifikuar si vend me të ardhura të mesme-të larta në raportin më të fundit të Bankës Botërore për vitin fiskal 2026. Klasifikimi bazohet në të ardhurat kombëtare bruto për frymë, të cilat për Shqipërinë arritën në 10,300 euro në vitin 2024.

Sipas raportit, ky nivel reflekton progres të ndjeshëm ekonomik krahasuar me vitin 2013, kur të ardhurat për frymë ishin 3,330 euro. Objektivi i qeverisë shqiptare është arritja e 15 mijë eurove për frymë deri në vitin 2030 dhe rritja e PBB-së në 35 miliardë euro.

Ndërkohë, borxhi publik është ulur nga 70.4% në 2013 në 54.0% në fund të 2024-ës, ndërsa kreditë me probleme kanë rënë në 4.2%. Rritja ekonomike për vitin 2024 ishte 3.9%, me pritshmëri që të arrijë në 4% në vitin 2025.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.