19.09.2026
Politike

Berisha: Shqipëria është boshatisur – Integrimi në BE nuk mund të anashkalojë standardet

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përjeton boshatisje masive, me mbi një milion shqiptarë që kanë lënë vendin vetëm drejt zonës Shengen gjatë dekadës së fundit. Në konferencën “The Western Balkan Paradigm” në Tiranë, Berisha tha se vendi është kthyer në një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh.

Ai kritikoi procesin e integrimit europian, duke theksuar se “stabilokracia” është vënë përpara standardeve, çka sipas tij ka çuar në autokraci. Sipas Berishës, Shqipëria nisi negociatat e anëtarësimit pa plotësuar kriteret e nevojshme, përveç atij gjeopolitik.

Duke folur për rajonin, ai u shpreh kritik ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar si devijim nga parimet thelbësore të integrimit europian dhe si një projekt i udhëheqësve autokratikë në rajon.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.