19.09.2026
Rajoni

Gjykata Speciale në Hagë rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve

Hagë – Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë refuzuar mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Trupi gjykues theksoi se incidentet e kundërshtuara nuk përbëjnë akuza më vete, por janë pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, Rregulla 130 nuk lejon rrëzimin e fakteve të veçuara nëse nuk përbëjnë akuza të pavarura.

Gjykata theksoi gjithashtu se shumë nga faktet lidhen me krime kundër njerëzimit, për të cilat nuk kërkohet dëshmimi i një konflikti të armatosur.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vijon, ndërsa aktakuza përmban dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.