19.09.2026
Politike

Qeveria krijon strukturë të re për trajnimin e pushtetit vendor

Tiranë – Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e një organizate jofitimprurëse që do të angazhohet në zhvillimin profesional të nëpunësve civilë dhe të zgjedhurve vendorë. Qëllimi është rritja e performancës në nivel lokal dhe përgatitja e strukturave për sfidat e integrimit në BE.

Vendimi përfshin edhe autorizimin e një ministri për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me njësitë e vetëqeverisjes vendore. Masa vjen pas kritikave të përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dobësitë në performancën e pushtetit vendor dhe dorëheqjeve në disa bashki.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.