19.09.2026
Sport

Vllaznia bën mrekulli në Riga

Riga – Pas humbjes 1-0 në Shkodër, Vllaznia arriti një fitore spektakolare 4-2 ndaj Daugavpils në Letoni, duke siguruar kualifikimin në turin e dytë të UEFA Conference League me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Skuadra shkodrane kaloi në avantazh në minutën e 22-të me golin e Mensah, por vendasit reaguan duke përmbysur rezultatin me Uilliams dhe Dialo. Në fund të pjesës së parë, një goditje e saktë e Jagos riktheu shpresat për Vllazninë.

Në fraksionin e dytë, Dodaj shënoi golin e tretë për kuqeblutë në minutën e 75-të, ndërsa Esat Mala vulosi kualifikimin me golin e katërt në minutat e fundit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.