19.09.2026
Sport

Hidhet shorti i Superiores 2025/26, ja ndeshjet e javës së parë

Çfarë ndodhi:
FSHF ka hedhur sot shortin për kalendarin e “Kategorisë Superiore” për sezonin 2025/2026, në një ceremoni të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, me praninë e klubeve dhe mediave.

Java e parë (23 gusht):

  • Partizani – Vora
  • Teuta – Dinamo City
  • Vllaznia – Egnatia
  • AF Elbasani – Flamurtari
  • Bylis – Tirana

Pse ka rëndësi:
Kampionati nis menjëherë me një superpërballje, pasi goglat rezervuan finalen e sezonit të kaluar, Vllaznia–Egnatia, që në javën e parë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.