
Çfarë ndodhi:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Fatmir Limajn, kryetarin e ‘Nismës Socialdemokrate’, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik. Ky afat është përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25.
Mesazhi i Osmanit:
Zbatimi i aktgjykimit është detyrim kushtetues. Mosrespektimi i afatit duhet të ketë pasoja juridike. Nëse nuk ka marrëveshje deri në fundjavë, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Pse ka rëndësi:
Kuvendi ende nuk është konstituar, çka bllokon proceset politike dhe institucionale të vendit. Osmani bëri të qartë se nuk mund të shpërndajë Kuvendin para konstituimit të tij.