
KIEV, 20 korrik – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se është gati të rifillojë negociatat e ndërprera muajin e kaluar dhe shprehu gatishmëri për një takim ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelensky theksoi se është i domosdoshëm një “takim në nivel udhëheqësish” për të arritur një armëpushim, ndërsa zyrtari i lartë i sigurisë, Rustem Umerov, u ofrua të takojë palën ruse javën e ardhshme.
Propozimi erdhi disa orë pas një sulmi të ri rus me raketa dhe drone, që vrau tre persona dhe goditi 10 rajone të Ukrainës. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sanksione dhe tarifa të rënda ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve.