19.09.2026
Politike

Rama: Prioritet lirimi i hapësirave publike në Tiranë

TIRANË, 21 korrik – Kryeministri Edi Rama tha të hënën se kërkesa kryesore e qytetarëve të Tiranës është lirimi i hapësirave publike, pas një serie takimesh në terren në të katër anët e kryeqytetit.

Rama u ndal te aksioni për hapësirat publike, duke kujtuar se për herë të parë ishte pjesë e skuadrës elektorale të Tiranës dhe se ka vënë re “transformim pozitiv” në disa zona, por edhe “ekspansion të paligjshëm” të njësive të shërbimit.

Ai tha se deputetët e PS-së po qëndrojnë afër komunitetit në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera për të identifikuar problemet dhe për t’u përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.