
Pse ka rëndësi:
Me mbi 20 milionë banorë, Ballkani Perëndimor rrezikon të mbetet pa media të pavarura, pasi burimet e financimit ndërkombëtar po shterojnë, ndërsa ndikimi politik mbi mediat po rritet ndjeshëm.
Çfarë po ndodh:
- Mbyllja e Al Jazeera Balkans: Projekti rajonal i financuar nga Katari u ndërpre, duke lënë mbi 200 gazetarë pa punë.
- USAID dhe SHBA: Ndihma e jashtme për media u pezullua pas urdhrave të presidentit Donald Trump. USAID u shpërbë dhe fondet tani i menaxhon Departamenti i Shtetit.
- Kriza në media publike: Zëri i Amerikës nuk transmeton që nga marsi, ndërsa Radio Evropa e Lirë po përballet me mungesë fondesh dhe procese gjyqësore.
- Presione politike: Media si N1 dhe Nova po përballen me ndryshime të pronësisë dhe kërcënime të hapura në Serbi.
Çfarë thonë ekspertët:
- Flutura Kusari (Qendra Evropiane për Lirinë e Medias): “Pa media të pavarura, publiku do të mbetet i keqinformuar, pasi boshllëkun do ta mbushin rrjetet sociale dhe burimet jo të verifikuara.”
- Boro Kontiq (Bosnje): Mbyllja e mediave të mëdha do të shkatërrojë komunitetin mediatik dhe zërat kritikë.
- Snjezhana Millivojeviq (Serbi): “Rikthimi i shtetit në media po e varros pluralizmin dhe standardet profesionale.”
- Millka Tadiq Mijoviq (Mal i Zi): “Hapësira po lihet për elitat e korruptuara dhe udhëheqësit autoritarë.”
Panorama:
- Kosova renditet në vendin e 99-të për lirinë e mediave në raportin 2025 të Reporterëve pa Kufij, më poshtë se Serbia (96) dhe Bosnja (89).
- Mali i Zi mban pozitën më të mirë në rajon (37).