
Pse ka rëndësi:
Hapja e grupkapitullit të 5-të, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, shënon një hap vendimtar drejt përfundimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të planifikuara deri në vitin 2027.
Çfarë po ndodh:
- Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së pritet të japin sot dritën jeshile për vijimin e negociatave.
- Presidenca daneze do t’i kërkojë Shqipërisë një pozicion negociues zyrtar për konferencën ndërqeveritare.
- Ky është grupkapitulli i fundit i negociatave për vendin tonë.
Hapat e radhës:
- Konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e shtatorit.
- Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli 4 për Axhendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme.
- Shqipëria ka detyrimin të paraqesë pozicionin negociues për këtë kapitull.
Grupkapitulli 4 përfshin:
- Transportin dhe rrjetet trans-evropiane.
- Përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
- Çështjet e energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Synimi i Shqipërisë:
- Përfundimi i negociatave deri në 2027.
- Anëtarësim i plotë në BE deri në vitin 2030, sipas zotimit të kryeministrit Edi Rama.
- Qeveria ka hapur deri tani 16 nga 35 kapitujt negociues që nga viti 2022.