19.09.2026
Politike

SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Veliajt dhe Xoxës

Pse ka rëndësi:
Pas 5 muajsh hetime, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dot të njihen sot me akuzat zyrtare për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.


Çfarë po ndodh:

  • Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK me avokatin Maks Haxhia.
  • Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti, ndërsa Xoxa është nën masën “detyrim paraqitje”.
  • Një ditë më parë, biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Çfarë thonë avokatët:

  • Ata akuzojnë SPAK-un se rrjedhjet e informacionit bëhen për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një perceptim faji.
  • Kërkohet hetim për publikimin e të dhënave hetimore.
  • Avokatët deklarojnë se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë “me prova dhe argumente ligjore”.

Sfondi:

  • Veliaj po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me tendera dhe pasuri të dyshuara të pajustifikuara.
  • Procesi ndaj tij ka ngjallur debate të forta politike dhe mediatike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.