
Pse ka rëndësi:
Pas marrjes së pandehur të Erion Veliajt nga SPAK, avokatët e tij ndërkombëtarë akuzojnë prokurorinë për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe rrjedhje të paligjshme të informacionit.
Çfarë po ndodh:
- 163 ditë pas arrestimit, SPAK i ka dorëzuar Veliajt rezultatet e hetimit.
- Avokatët e tij tani do të shqyrtojnë provat dhe do të kundërshtojnë akuzat.
- Veliaj mohon të gjitha akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Qëndrimi i avokatëve ndërkombëtarë:
- Pretendojnë se ndalimi i Veliajt është “i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional”.
- Thonë se ai ka qenë për 3 muaj pa akses te avokatët ndërkombëtarë, duke u penguar në mbrojtje.
- Akuzojnë SPAK-un për rrjedhje të vazhdueshme informacioni që paragjykojnë procesin.
Çfarë pritet:
- Ekipi ndërkombëtar dhe ai vendas i Veliajt do të paraqesin prova dhe argumente në mbrojtje.
- Do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar akuzat.