
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Macron theksoi se prioritet urgjent është ndalimi i luftës në Gaza, lirimi i pengjeve dhe dërgimi i ndihmave humanitare, duke shtuar se Hamas duhet të demilitarizohet dhe Gaza të rindërtohet.
Ky vendim është mirëpritur nga zyrtarët palestinezë, por ka shkaktuar reagime të ashpra. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti këtë “shpërblim për terrorin”, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi si “lëvizje të pamatur”.
Ndërkohë, situata humanitare në Gaza është alarmante – një në pesë fëmijë është i kequshqyer, ndërsa bisedimet për armëpushim në Katar kanë ngecur.