
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Palestinës i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar dhe OKB-së që të reagojnë menjëherë ndaj thirrjes së parlamentit izraelit për të zbatuar “sovranitetin” mbi Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas saj, ky veprim rrezikon zgjidhjen me dy shtete dhe kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë.
MPJEP paralajmëroi se këto lëvizje të Izraelit do të nxisin vetëm tensione dhe dhunë të reja në Bregun Perëndimor, duke e futur atë në një konflikt të pafund. Ministria i cilësoi veprimet izraelite si “kolonializëm racist” dhe një pranim të hapur të krimeve të gjenocidit, që synojnë ndarjen përfundimtare të Bregut Perëndimor nga Gaza.
Palestina u kërkoi vendeve ndërkombëtare të vendosin sanksione dhe masa të forta ndaj Izraelit, për ta detyruar të ndalë shkeljet dhe krimet ndaj popullit palestinez, duke njohur të drejtat e tyre legjitime kombëtare.